Vazhdojnë protesta kundër Netanjahut në territoret e pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100821-vazhdojnë_protesta_kundër_netanjahut_në_territoret_e_pushtuara
Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e protestave kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2020 06:13 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protesta kundër Netanjahut në territoret e pushtuara

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e protestave kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në territoret e pushtuara palestineze.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pavarësisht kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë Korona, me mijëra njerëz kanë protestuar në territoret e pushtuara palestineze kundër korrupsionit të kryeministrit sionist Beniamin Netanjahut. Që nga koha e vendosjes së kufizimeve për ndalimin e qarkullimin e njerëzve për shkak të përhapjes së pandemisë Korona, kjo është protesta e katërt e gjerë që organizohet në Tel Aviv dhe në qytete të tjera të territoreve të pushtuara. Me dhjetëra mijëra banorë të Kodsit të Pushtuar janë mbledhur për të protestuar kundër Netanjahut në rezidencën e kryeministrit sionist në këtë qytet. Policia izraelite arrestoi 12 protestues dhe u konfrontua fizikisht me dhjetëra të tjerë gjatë protestave masive që u mbajtën afër rezidencës së kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu në Kods. Incidentet ndodhën pas një demonstrate ku qytetarët kërkonin dorëheqjen e Netanjahut. Mijëra izraelitë dolën në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit për të cilin akuzojnë Netanjahun por edhe kundër mënyrës se si qeveria po e menaxhon situatën e korona virusit. Mediat izraelite vlerësuan se rreth 15,000 protestues morën pjesë në tubimin e mbajtur pranë rezidencës shtetërore të Netanjahut ku mbanin pankarta me shkrime “kryeministri i Krimit”. Protesta sipas mediave ishte më e madhja në demonstratat disa javore pranë rezidencës së Netanjahut ndërsa dje qytetarët u afruan edhe jashtë shtëpisë private të kreut të qeverisë në qytetin izraelit të Cezaresë ndërkohë që protestat vazhdonin edhe në Tel Aviv. Reuters shkruan se Netanjahu po përballet me protesta mbarëkombëtare për shkak të  gjendjes së ekonomisë të goditur nga koronavirusi. Sipas mediave, shumë qytetarë e gjykojnë atë të papërshtatshëm për të udhëhequr ndërsa përballet me një gjyq për akuza korrupsioni, në të cilat ai mohon të këtë abuzuar me detyrën.