Sulmi me raketa izraelite në Quneitra të Sirisë
Agjencia zyrtare siriane e lajmeve "Sana" njoftoi të Mërkurën në mëngjes se regjimi sionist kishte kryer një sulm me raketa në provincën jugore siriane të Quneitra.
Agjencia zyrtare Siriane e lajmeve SANA njoftoi se regjimi Sionist kreu një sulm me raketa ndaj një shkolle në fshatin Al-Hurriya në veri të provincës Quneitra. Asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani. Regjimi sionist gjithmonë sulmon Sirinë për të mbështetur terroristët. Kriza në Siri filloi në 2011 me një ofensivë të përhapur nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të zhvendosur ekuacionin rajonal në favor të regjimit sionist. Ushtria Siriane kohët e fundit i dha fund çështjes së grupit terrorist ISIS në Siri me ndihmën e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë. Aktualisht edhe grupet e tjera terroriste po dështojnë. Izraeli është thellësisht i shqetësuar për humbjen e terroristëve në Siri.