Vizita e një delegacioni zyrtar të regjimit sionist në Sudan
(last modified Thu, 22 Oct 2020 06:53:44 GMT )
Tetor 22, 2020 08:53 Europe/Tirane
  • Vizita e një delegacioni zyrtar të regjimit sionist në Sudan

Burimet sioniste raportuan të mërkurën në mbrëmje se një avion i regjimit sionist fluturoi për në Sudan pas disa spekulimeve rreth një kompromisi të mundshëm midis Khartoumit dhe Tel Avivit.

"Radio Israel" raportoi se vizita e delegacionit izraelit në Khartoum u bë me qëllim që të përgatitej terreni për njoftimin e një marrëveshje normalizimi midis dy palëve. Në këtë drejtim, "Zemon Aran", një analist i çështjeve politike të regjimit sionist, gjithashtu në llogarinë e tij në Twitter, njoftoi uljen e një aeroplani Izraelit në Khartoum dhe shkroi: Në prag të njoftimit të normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Sudan, të Mërkurën një aeroplan izraelit arriti direkt në aeroportin e Khartoumit dhe u ndal atje për 7 orë. Uashington Post njoftoi se Departamenti i Shtetit i administratës Trump po ushtron presion të fortë mbi qeverinë sudaneze për të njoftuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist në mënyrë që Trump të mund ta shfrytëzojë atë elektoralisht. Megjithëse sudanezët theksojnë nevojën për të hequr vendin e tyre nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin dhe kështu të përmirësojnë kushtet ekonomike, ata kundërshtojnë kërkesën e SHBA drejtuar zyrtarëve sudanezë për të pranuar normalizimin e marrëdhënieve të Khartoumit me Tel Aviv. Vizita e së mërkurës u bë ndërkohë që populli Sudanez doli në rrugë në Khartoum dhe njoftoi kundërshtimin e tij ndaj një normalizimi të mundshëm të marrëdhënieve të vendit me regjimin sionist. Protestuesit sudanezë i vunë flakën flamurit izraelit gjatë demonstratave. Vëzhguesit thonë se normalizimi i marrëdhënieve midis regjimeve arabe dhe Tel Avivit është i lidhur fort me interesat politike të Trump dhe Netanyahut, ku secili prej tyre për  konsum të brendshëm ka nevojë për një manovër diplomatike për të zgjidhur krizën politike. Prandaj, regjimi Trump po ushtron presion mbi qeverinë sudaneze për të njoftuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist sa më shpejt që të jetë e mundur. "Ministri Sudanez i Informacionit Faisal Mohammed Saleh në fillim të kësaj jave në një intervistë të shkurtër me Al-Jazeera zbuloi se vendi i tij është nën një presion të madh (nga Shtetet e Bashkuara) për të vendosur marrëdhënie të plota me Izraelin. Rrjeti izraelit "I-24" kohët e fundit citoi një burim pranë qeverisë sudaneze të thoshte se pas përfundimit të ultimatumit 24 orësh të ameirkës për Sudanin për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, vendi afrikan ka vendosur të fillojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Ndërkohë, Sudani është në një situatë të brishtë politike dhe jo vetëm disa rryma politike në Khartoum janë kundër njohjes së regjimit sionist, por edhe publiku apo populli i këtij vendi gjithashtu ka kundërshtuar një veprim të tillë.

 


 

Tags