Bahraejnasit protestojnë kundër marrëveshjes se kompromisit me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100961-bahraejnasit_protestojnë_kundër_marrëveshjes_se_kompromisit_me_izraelin
Populli i Bahrejnit protestoi kundër normalizimit të marrëdhënieve midis regjimit Al Khalifa dhe Izraelit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 23, 2020 20:23 Europe/Tirane
  • Bahraejnasit protestojnë kundër marrëveshjes se kompromisit me Izraelin

Populli i Bahrejnit protestoi kundër normalizimit të marrëdhënieve midis regjimit Al Khalifa dhe Izraelit.

Sot qytetarët e Bahrejnit brohorisnin me parulla kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist pasi mbajtën namazin e xhumasë, duke mbajtur pankarta ku shkruhej "E Premtja është rezistencë ndaj normalizimit" dhe "Normalizimi është tradhti". Protestuesit e Bahrejnit gjithashtu brohorisnin parulla duke dënuar regjimin Al-Khalifa për t'iu nënshtruar poshtërimit dhe dorëzimit tek diktaturat e SHBA dhe Britanisë. Populli i Bahrejnit ka demonstruar vazhdimisht gjatë muajit të kaluar për të kundërshtuar marrëveshjen për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist, duke theksuar se regjimi Al-Khalifa nuk ka legjitimitet dhe se marrëveshja me sionistët është e pavlefshme. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni nënshkruan një marrëveshje kompromisi me regjimin sionist në 15 Shtator në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu.