Vritet ministri i sportit dhe rinisë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101060-vritet_ministri_i_sportit_dhe_rinisë_në_jemen
Mediat jemenase kanë njoftuar për vrasjen e ministrit të sportit dhe rinisë së qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit gjatë një atentati të kryer kundër tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2020 13:06 Europe/Tirane
  • Vritet ministri i sportit dhe rinisë në Jemen

Mediat jemenase kanë njoftuar për vrasjen e ministrit të sportit dhe rinisë së qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit gjatë një atentati të kryer kundër tij.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se burimet jemenase të martën kanë thënë se disa persona të armatosur kanë sulmuar makinën e Hasan Zejd, ministrit të rinisë dhe sportit, në Sana të Jemenit dhe e kanë vrarë atë.

Hasan Zejd i takonte lëvizjes Ansarullha të Jemenit që është drejtuese e qeveris për shpëtimin kombëtar të Jemenit.

Hasan Zejd pasi ishte dërguar në spital kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda. Akoma asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësin e këtij atentati vrasës.

Vlen të theksohet se Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe të disa shteteve të tjera që nga marsi i vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur një bllokadë të hekurt ndaj popullit jemenas.