Turqi, Izmiri tronditet nga një tërmet 6,6 ballë
Tërmeti ka ndodhur në brigjet e rajonit Seferihisar në provincën e Izmirit.
Njofohet se një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.
Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.
Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.
Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë të detit Egje.
Ministri turk Soylu bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me tërmetin me madhësi 6.6 në Izmir.
Soylu tha, “Deri më tani, ka pasur raporte të shkatërrimit të 6 ndërtesave në Izmir Bornova dhe Bayraklı si dhe humbje jetësh në Uşak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydın dhe Muğla, ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjen e tyre në “Shërohuni shpejt,” tha ai.