Vazhdon të shtohet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101151-vazhdon_të_shtohet_numri_i_viktimave_nga_tërmeti_në_turqi
Numri i viktimave të konfirmuara të tërmetit që goditi pjesën perëndimore të Turqisë dhe disa ishuj grekë në Detin Egje ka shkuar në 27, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë trupa të tjerë nën rrënoja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2020 09:19 Europe/Tirane
  • Vazhdon të shtohet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Numri i viktimave të konfirmuara të tërmetit që goditi pjesën perëndimore të Turqisë dhe disa ishuj grekë në Detin Egje ka shkuar në 27, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë trupa të tjerë nën rrënoja.

Autoriteti Turk i Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti i së premtes, me fuqi prej rreth shtatë shkallësh të Rihterit, ndodhi rreth orës 2 e 51 minuta pasdite sipas kohës lokale, shkruan The Guardian.

Në orët e hershme të së shtunës, shumë njerëz brohoritën të gëzuar pasi ekipet e kërkim-shpëtimit e nxorën të gjallë nga rrënojat një adoleshente. Familjarët dhe të afërmit ende po presin për lajme për ata që janë zhdukur.

Në një rast tjetër, dy gra u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese dykatëshe. Autoritetet turke thanë se së paku 25 persona kanë vdekur nga pasojat e tërmetit në Izmir.

Në Izmir të Turqisë, qytetin më të goditur nga tërmeti i një dite më parë, ekipet e shpëtimit vijojnë të punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë nga rrënojat personat që mendohet të jenë ende të bllokuar.

Mes lajmeve të hidhura për vdekjen e të paktën 26 personave, ka edhe mrekulli që ndodhin në rrënoja. Nëna, së bashku me 4 fëmijët e saj, janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa e shembur plotësisht në Doğanlar.

Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo konfirmoi se ndodhej së bashku me fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, nga 10 vjeç, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç.