Idlib: Pas Iskandar vijnë raketat Kalibr?
(last modified Sat, 31 Oct 2020 18:53:49 GMT )
Tetor 31, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Idlib: Pas Iskandar vijnë raketat Kalibr?

Javën e kaluar, boshti SHBA/ NATO, i cili vepron paralelisht dhe njëkohësisht në Sirinë veriperëndimore dhe në Kaukazin jugor, u trondit kur Siria dhe aleatët e saj morën një "kthesë balistike" tepër drastike në luftime.

Ndërsa ishin në Morek, mercenarët pro-Ankarasë, të mbështetur nga ushtria turke kërkuan të praktikonin sulmin e njëkohshëm me dronë, por raketat e Rezistencës në një moment i rrafshuan pozicionet e tyre, duke shkaktuar një tërheqje të nxituar të forcave të armatosura turke. Presidenti turk i cili tani edhe hapur deklaron se Siria veriperëndimore është nën sovranitetin e Ankarasë, do të duhet të presë goditje të tjera që do të vijnë, sipas burimeve ruse. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Avia-Pro, “fushata ajrore e shënuar disa ditë më parë nga lëshimi i një rakete të fuqishme Iskandar nga Hmeimim kundër Idlibit ishte në të vërtetë një paralajmërim për Rexhep Tajip Erdogan i cili po vepron në emër të NAT-s si në Siri, në Nagorni-Karabak por edhe në Mesdhe, një veprim i cili ka filluar të bëhet i turpshëm ”. Avia-Pro vazhdon: "Nëse Turqia bën një vesh të shurdhër ndaj këtij paralajmërimi të parë të Putinit, gjërat mund të përkeqësohen shumë shpejt dhe herën tjetër do të jetë një raketë e frikshme cruise Kalibr që do të shfaqet. Rusia gjithashtu nuk po përjashton përdorimin e bombarduesve Tu-22M3, të cilët do të jenë në gjendje të shkatërrojnë pozicionet e forcave turke dhe pro-turke brenda pak sekondash në Idlib. Raketat ruse Iskander goditën një vend të kontrabandës së naftës siriane afër kufijve të Turqisë të Premten 23 Tetor duke shkrumbuar me mijëra litra naftë kontrabandë. Në të vërtetë, nuk janë vetëm këto kampe trajnimi për terroristët që Ankaraja i dërgon në Kaukazin e Jugut të cilat këto ditë ndodhen nën qilimin e bombave ruso-siriane. Objektiv është gjithashtu kjo logjikë e plaçkitjes. Sipas Al-Masdar News, kjo nuk do të ishte hera e parë që këto raketa cruise sulmojnë pozicionet turke. Në shkurt, pothuajse në të njëjtën kohë kur Turqia po planifikonte të niste operacionin e saj të madh, përsëri me nxitjen e NATO-s për të pushtuar Idlibin, raketa të shumta Kalibr u qëlluan nga Mesdheu drejt caqeve në Siri : Mbi të gjitha, luftimet ishin shumë të forta midis një ushtrie siriane dhe aleatëve të saj që përparonin në njërën anë dhe ushtrisë turke dhe mercenarëve të saj që tërhiqeshin në anën tjetër. A do ta gjejë Sulltani së shpejti veten nën raketat Kalibr nëse vazhdon të përhapë zjarr në Kaukaz? "E mundshme, është Shteti Sirian që përfiton prej kësaj dhe pastaj ka ardhur koha për të frenuar Sulltanin", shprehet një ekspert ushtarak rus.