Palestinezët protestojnë në mbështetje ndaj Maher Al-Akhras
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101173-palestinezët_protestojnë_në_mbështetje_ndaj_maher_al_akhras
Me qindra qytetarë palestinezë janë mbledhur në një tubim protestues në mbështetje ndaj Maher Al-Akhras, i burgosur palestinez në burgjet e regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2020 09:43 Europe/Tirane
  • Palestinezët protestojnë në mbështetje ndaj Maher Al-Akhras

Me qindra qytetarë palestinezë janë mbledhur në një tubim protestues në mbështetje ndaj Maher Al-Akhras, i burgosur palestinez në burgjet e regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se qytetarët palestinezë në këtë tubim protestues kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Maher Al-Akhras i cili ka gati 100 ditë që ka është futur në grevë urie në burgjet e regjimit sionist.

Protestuesit palestinezë gjithashtu duke hedhur slogane kundër regjimit sionist, kanë dënuar vazhdimin e arrestimit të përkohshëm të të burgosurve palestinezë që po mbahen më shumë si robër lufte. Kadri Abu Bekr, shefi i zyrës për çështje të të burgosurve palestinezë, sot ka deklaruar: “Maher Al-Akhras për shkak të grevës së urisë të pakufizuar tani po humbë edhe forcën e shikimit dhe dëgjimit”.

Maher Al-Akhras, 49 vjeçar, është nga qyteti Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës i cili po mbahet nën arrest administrativ në burgjet e regjimit sionist dhe është futur në grevë urie. Grupet e rezistencës së Palestinës shumë kanë paralajmëruar autoritetet e regjimit sionist në lidhje me gjendjen kritike shëndetësore të Maher Al-Akhras dhe pasojat që do të vijnë për Tel Avivin.