Shkon në 58 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
(last modified Sun, 01 Nov 2020 13:10:57 GMT )
Nëntor 01, 2020 14:10 Europe/Tirane
  • Shkon në 58 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Termeti në Izmir, Turqi rritet në 58 numri i personave që kanë humbur jetën, rreth 900 persona kanë mbetur te plagosur

Rëndohet bilanci i viktima në Turqi nga tërmeti shkatërrimtar me epiqendër Detin Egje. Autoritetet turke raportojnë se 58 persona kanë humbur jetën për shkak të tërmetit në Izmir dhe 900 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijojnë në 9 ndërtesa.

Numri i qytetarëve të mbijetuar nga rrënojat arriti në 104. 

“Kemi 243 pacientë në spitalet tona në vëzhgim. Mund të them se gjendja e 3 prej tyre është e rëndë. 15 pacientë i janë nënshtruar operacionit deri më tani. Nuk ka ndonjë gjendje serioze në mesin e pacientëve tanë që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrje “ tha Ministri turk i Shëndetësisë.

Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten e 30 tetorit Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit. 

Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Në ishullin Samos humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.

Tags