Paralajmërime rreth tërmetit politik në territoret e okupuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101214-paralajmërime_rreth_tërmetit_politik_në_territoret_e_okupuara
Ndërsa protestat vazhdojnë, kreu i regjimit sionist paralajmëroi për një krizë të fortë dhe të rrezikshme, duke pranuar se muret e Izraelit po dridheshin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2020 04:50 Europe/Tirane
  • Paralajmërime rreth tërmetit politik në territoret e okupuara

Ndërsa protestat vazhdojnë, kreu i regjimit sionist paralajmëroi për një krizë të fortë dhe të rrezikshme, duke pranuar se muret e Izraelit po dridheshin.

Izraeli përballet me shumë sfida të brendshme, që janë sfida të papara. Sfida e parë lidhet me konfliktet e brendshme. Kabineti i Benjamin Netanyahut, pas tre raundeve të zgjedhjeve, më në fund u formua në prani të rivalëve në një mënyrë të çuditshme. Mirëpo pak e nga pak, ndarjet brenda kabinetit u bënë të dukshme, deri në atë pikë sa minstri i lLuftës Benny Gantz njoftoi kohët e fundit mundësinë e formimit të një kabineti alternativ. Netanyahu, i cili ka qenë kryeministër gjatë dekadës së fundit, megjithëse është kritikuar dhe dënuar nga kritikët, ka kërkuar të çojë përpara qëllimet e tij përmes politikës së jashtme, veçanërisht planit për normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe. Ndasitë në territoret e pushtuara, është kaq e zakonshme saqë disa analistë i referohen asaj si një "luftë civile". Në këtë kontekst, Ron Rivlin, kreu i regjimit sionist, paralajmëroi javën e kaluar për rritjen e tensioneve midis drejtuesve të tre pushteteve në territoret e okupuara. Dhe duke theksuar nevojën për qëndrime konstruktive, ai pranoi se muret e shtetit hebre ishin lëkundur. Një sfidë tjetër e madhe është joefikasiteti i kabinetit në territoret e okupuara. Ky joefikasitet është rritur dhe është brë më i dukshëm, veçanërisht pas shpërthimit të koronës. Sipas statistikave të fundit, më shumë se 315,000 njerëz janë infektuar me Corona në territoret e okupuara deri më tani dhe më shumë se 2,550 njerëz kanë vdekur nga virusi. Përhapja e koronës ka rritur gjithashtu papunësinë në territoret e okupuara. Për këtë arsye, një sfidë e tretë në muajt e fundit që është shfaqur në territoret e okupuara, janë demonstratat javore. Kanë kaluar nëntëmbëdhjetë javë nga demonstratat në territoret e okupuara, dhe numri i protestuesve po rritet çdo javë, pavarësisht nga përhapja e koronës. Për shkak të rekordit të tij të korrupsionit, kryeministri siosnit këmbëngul të mbijetojë si kryeministër, prandaj ai neglizhon interesat e njerëzve. Duke pasur parasysh këto sfida të rëndësishme, të cilat, natyrisht, kanë sfida të rëndësishme të vogla, disa besojnë se Izraeli është në prag të kolapsit dhe një tërmeti politik. Tërmeti mund të jetë shembja e parakohshme e qeverisë së koalicionit ose rrëzimi i Netanyahut dhe rikthimi i regjimit në një periudhë bllokimi politik.