Pas 103 ditësh përfundon greva e urisë e  "Akhras" ka mbaruar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101314-pas_103_ditësh_përfundon_greva_e_urisë_e_akhras_ka_mbaruar
103 ditë pas grevës së urisë nga i burgosuri palestinez "Maher al-Akhras", regjimi sionist u detyrua të pranojë kushtin e lirimit të tij në mënyrë që ky i burgosur palestinez t’i jepte fund grevës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2020 04:23 Europe/Tirane
  • Pas 103 ditësh përfundon greva e urisë e  

103 ditë pas grevës së urisë nga i burgosuri palestinez "Maher al-Akhras", regjimi sionist u detyrua të pranojë kushtin e lirimit të tij në mënyrë që ky i burgosur palestinez t’i jepte fund grevës.

Sipas agjencisë Palestine Today, pas 103 ditësh grevë urie të pacaktuar, më në fund regjimi sionist u dorëzua përballë Maher al-Akhras. Sipas raportit, Maher al-Akhras përfndoi grevën e urisë pasi Organizata Sioniste e Burgjeve ra dakord për lirimin e tij në 26 nëntor dhe këmbënguli që ndalimi i tij i përkohshëm të mos zgjatet.  Në këtë drejtim, grupi i të burgosurve "Wa'ed" gjithashtu konfirmoi se regjimi sionist nuk do të zgjasë më ndalimin e përkohshëm të Maher al-Akhras dhe se ai ka ndaluar grevën e urisë. Më herët, Komiteti për Hetimin e të Burgosurve Palestinezë e përshkroi situatën e fundit të të burgosurit palestinez si tepër të rëndë dhe tha: "Gjendja fizike e të burgosurit të luftës është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe tani po bëhen përpjekje, të cilat ne shpresojmë që të kenë sukses në rastin e tij". Khedr Adnan, një anëtar i lëvizjes palestineze Xhihadi Islam, gjithashtu tha se ndalimi i paligjshëm i palestinezëve nga sionistët tregon se Tel Aviv është duke ndjekur një politikë vrasjeje kundër mbështetësve të të burgosurve palestinezë. Ky anëtar i lëvizjes Islamike të Xhihadit ka thënë: "Këto veprime të sionistëve tregojnë se jeta dhe shpirti i Maher al-Akhras janë në rrezik të madh".