Forcat irakiane fillojnë operacionet kundër ISIS në Salahudin
Forcat e organizatës Hashd Sha’bi të Irakut kanë njoftuar për fillimin e operacioneve të gjera me pjesëmarrjen e forcave të sigurisë kundër elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS në provincën Salahudin të Irakut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra për informim e organizatës Hashd Sha’bi të Irakut me anë të një deklarate, ka deklaruar se operacionet e përbashkëta të forcave Hashd Sha’bi dhe të forcave të sigurisë së Irakut kanë filluar ditën e diele në veri të provincës Salahudin kundër elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS.
Si pasojë e shtimit të lëvizjeve dhe sulmeve të elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS, forcat Hashd Sha’bi të Irakut gjatë dy javëve të fundit kanë filluar operacione speciale në provincën Dejale, në lindje dhe në provincën Anbar në perëndim të Irakut.