Nëntor 11, 2020 14:54 Europe/Tirane
  • Vdes kryeministri i Bahrejnit

Khalifa bin Selman Ale Khalifa, kryeministri i Bahrejnit, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Agjencia e lajmeve shtetërore e Bahrejnit njoftoi se zyra mbretërore e Bahrejnit ka konfirmuar vdekjen e Khalifa bin Selman Ale Khalifa.

Mbreti i Bahrejnit për shkak të vdekjes së kryeministrit të këtij vendi ka shpallur një javë zi kombëtare. Gjithashtu administrata shtetërore e Bahrejnit nuk do të punojë për tre ditë.

Khalifa bin Selman Ale Khalifa që nga viti 1971 kur Bahrejni shpalli pavarësinë e vet, ka mbajtur postin e kryeministrit të Bahrejnit.

Kryeministri më i vjetër në botë dhe xhaxhai i Hamad bin Isa, mbretit të Bahrejnit, ishte anëtari më i fuqishëm i familjes mbretërore të Bahrejnit dhe gjithashtu konsiderohej politikani më i dhunshëm i Bahrejnit.

 

Tags