Shpërthim në linjën e tubacionit të naftës në veri të Libanit
Nëntor 14, 2020 14:30 Europe/Tirane
Burimet libaneze kanë njoftuar për një shpërthim që ka ndodhur në linjën e tubacionit të naftës në veri të Libanit.
Faqja informative Al-Nashre ka njoftuar ky shpërthim ka ndodhur sot në rajonin Al-Abde në veri të Libanit. Shkaqet e këtij shpërthimi akoma nuk janë bërë të qarta.
Ndërkohë disa burime informative kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur në linjën e tubacionit të naftës që transferon naftën e Irakut në Liban.
Vlen të theksohet se Libani gjatë muajve të fundit ka përjetuar disa shpërthime të mëdha që më i madhe prej tyre ishte ai që ndodhi në portin e Bejrutit.
Tags