Regjimi sionist bënë manovra ushtarake, Hezbullah në gjendje gatishmërie
Një faqe informative libaneze ka shkruar se manovra e fundit ushtarake e regjimit sionist është zhvilluar në afërsi të kufijve të Libanit dhe njëkohësisht me këtë, forcat e Hezbullahut të Libanit janë vendosur në gjendje gatishmërie.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në fjalën e tij në javën e kaluar, deklaroi se rezistenca islame do t'i përgjigjet në mënyrë të shpejtë çfarëdo lloj sulmi të regjimit sionist.
Sejed Hasan Nasrullah në këtë fjalim tha: "Si rezultat i analizave, duhet të them se rezistenca që nga koha e fillimit të manovrës ushtarake të ushtrisë së regjimit sionist dhe deri më tani është në gjendje gatishmërie të plotë. Ne jemi të gatshëm jemi të vendosur për t'i dhënë përgjigje çfarëdo lloj marrëzie që mund të bëhet nga armikut dhe përgjigja e jonë do të jetë e shpejtë dhe e prerë".
Faqja informative "Lebanon Debate" në një artikull të saj në lidhje me zhvillimet më të fundit në këtë drejtim, ka shkruar: "Nën hijen e deklaratave të disa ditëve më parë se regjimi sionist synon të kryer operacione ushtarake të kufizuara brenda në fshatrat kufitare në jug të Libanit dhe ndoshta edhe më të gjera që objektiv i tyre mund të jetë edhe vrasja e Hasan Nasrullah. Sidomos pas manovrës së fundit të ushtrisë së regjimit sionist që u zhvillua në afërsi të kufijve të Libanit, një burim politik i njohur dhe i lidhur me Boshtin e Rezistencës ka thënë se në kohën e zhvillimit të kësaj manovre ushtarake nga ushtria e regjimit sionist, ishte krijuar një pyetje në mesin e autoriteteve të rezistencës në lidhje me qëllimin dhe arsyet e kësaj manovre ushtarake. A është kjo vetëm një manovër e zakonshme apo një mbulesë për kryerjen e veprimeve ushtarake që mund të jenë objektiv Libani, Siria ose edhe Irani, apo është vetëm një operacion formal ushtarak për t'i dhënë ndonjë shërbim Donald Trump të futur në krizë?! Informacionet e rrjedhura nga burime sekrete tregojnë se objektivi i Tel Aviv është vetë Hasan Nasrullah, për arsye se një atentat kundër tij dhe vrasje e mundshme e tij mund të ushtrojë ndikim të plotë mbi kutitë e votimit në zgjedhjet presidenciale të Amerikës".
"Lebanon Debate" në vazhdim shkruan: "Mirëpo çështja sot pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, është kjo që a do të kthehet përsëri regjimi sionist në një plan të tillë për të krijuar një pasiguri më të madhe në rajon? Duke marrë parasysh këtë hipotezë që Amerika dhe regjimi sionist synojnë të krijojnë pasiguri në rajon, atëherë gjendja e gatishmërisë së forcave të Hezbullahut të Libanit është diçka e natyrshme. Në kohën kur Rezistenca si rezultat i manovrës ushtarake të regjimit sionist, në mënyrë sekrete ka urdhëruar gjendjen e gatishmërisë së plotë, disa raketa dhe armatime të ndryshme janë nxjerrë jashtë dhe janë vendosur përpara syve të regjimit sionist dhe ky veprim jep një mesazh të qartë se Rezistenca është plotësisht e gatshme për t'u përballur me çfarëdo lloj veprimi të regjimit sionist. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i forcave të rezistencës janë dislokuar në pozicione të ndryshme në mënyrë që t'i jepet paralajmërim serioz regjimit sionist se çfarëdo lloj veprimi i mundshëm në emër të manovrës ushtarake, do të përballet me përgjigje të prerë".