Siria intercepton agresionin izraelit mbi Damask; raportohen viktima
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101583-siria_intercepton_agresionin_izraelit_mbi_damask_raportohen_viktima
Media siriane raportoi se mbrojtja ajrore e këtij vendi është përballur me një agresion izraelit mbi kryeqytetin Damask, duke raportuar gjithashtu një numër viktimash.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2020 05:27 Europe/Tirane
  • Siria intercepton agresionin izraelit mbi Damask; raportohen viktima

Media siriane raportoi se mbrojtja ajrore e këtij vendi është përballur me një agresion izraelit mbi kryeqytetin Damask, duke raportuar gjithashtu një numër viktimash.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA njoftoi herët të mërkurën se njësitë e mbrojtjes ajrore të ushtrisë siriane kishin interceptuar me sukses agresionin izraelit nga lartësitë e okupuara Golan mbi hapësirën ajrore të Damaskut. Nuk kishte raporte zyrtare mbi dëmet ose viktimat, megjithatë, një burim ushtarak sirian i tha SANA-s se sulmi kishte shkaktuar martirizimin e tre ushtarëve dhe plagosjen e një tjetri. Ushtria izraelite konfirmoi në një deklaratë të rrallë se kishte kryer sulme ajrore në caqet siriane brenda Sirisë. Izraeli kryesisht hesht për sulmet në territoret siriane, të cilat shumë i konsiderojnë si reagim të hidhur ndaj suksesit në rritje të qeverisë siriane në përballjen me terrorizmin. Regjimi i Tel Avivit ka qenë një mbështetës kryesor i grupeve terroriste që kanë luftuar qeverinë e Presidentit Bashar al-Asad që kur konflikti shpërtheu në Siri nëntë vjet më parë.