Arrestohen tetë terroristë të ISIS në Salahudin të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101591-arrestohen_tetë_terroristë_të_isis_në_salahudin_të_irakut
Shërbimi i Inteligjencës së Irakut ka njoftuar për arrestimin e tetë terroristëve të grupit takfirist ISIS në provincën Salahudin të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2020 10:58 Europe/Tirane
  • Arrestohen tetë terroristë të ISIS në Salahudin të Irakut

Shërbimi i Inteligjencës së Irakut ka njoftuar për arrestimin e tetë terroristëve të grupit takfirist ISIS në provincën Salahudin të Irakut.

Faqja informative Sumerija News njoftoi se Shërbimi i Inteligjencës së Irakut sot (të mërkurën) me anë të një deklarate, ka thënë se njësitë e forcave të Inteligjencës së Irakut kanë arrestuar tetë terroristë të ISIS në mesin e tyre edhe në grua në rajonet e ndryshme të provincës Salahudin të Irakut.

Shërbimi i Inteligjencës së Irakut ka theksuar se këta persona në bazë të nenit 4 të ligjit kundër terrorizmit, kanë qenë nën përndjekje me akuzë të lidhjes me bandat terroriste të ISIS. Këta persona gjatë marrjes në pyetje në fazën e parë, kanë pohuar anëtarësimin në bandat kriminele, pjesëmarrjen në disa sulme terroriste kundër forcave të sigurisë dhe qytetarëve irakianë.