Asambleja e Përgjithshme e KB: Izraeli është një fuqi pushtuese
(last modified Thu, 19 Nov 2020 08:35:06 GMT )
Nëntor 19, 2020 09:35 Europe/Tirane
  • Asambleja e Përgjithshme e KB: Izraeli është një fuqi pushtuese

Asambleja e Përgjithshme e KB miratoi një rezolutë që e quan regjimin sionist një fuqi pushtuese.

Sipas IRNA, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të KB të Mërkurën miratoi një rezolutë që e quan regjimin sionist një fuqi okupuese dhe pavlefshme çdo ndryshim kufiri në territoret e okupuara pas 1967. Rezoluta shpreh shqetësim të madh në lidhje me shkatërrimin e gjerë të tokave bujqësore dhe pemishteve dhe rrjetit të ujësjellësit, si dhe energjisë elektrike në territoret e okupuara. Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KB gjithashtu folën për pasojat e ndërtimit të kolonive nga Izraeli dhe theksuan për të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të popullit palestinez në të gjithë territoret e pushtuara, përfshirë Jeruzalemin Lindor.

Tags