Ushtria jemenase sulmon rafinerinë Aramco në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101706-ushtria_jemenase_sulmon_rafinerinë_aramco_në_arabinë_saudite
Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi për një operacion të suksesshëm me raketa kundër rafinerisë Aramco në Arabinë Saudite, duke shtuar se në këtë operacion ishte përdorur raketa Quds 2.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2020 05:35 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase sulmon rafinerinë Aramco në Arabinë Saudite

Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi për një operacion të suksesshëm me raketa kundër rafinerisë Aramco në Arabinë Saudite, duke shtuar se në këtë operacion ishte përdorur raketa Quds 2.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Yahya Sari", zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, njoftoi se njësia raketore e ushtrisë jemenase arriti të shënjestrojë objektet e stacionit të shpërndarjes së naftës Aramco në Arabinë Saudite me raketën e komanduar "Quds 2". Ai shkroi në faqen e tij në Tëitter se raketat kohët e fundit kishin hyrë në fazën e shërbimit pasi kishin kaluar teste praktike të suksesshme në thellësitë e Arabisë Saudite. Jahja Sari shtoi se raketa Quds 2 goditi objektivin, nërkohë që zjarrfikësit dhe ambulancat nxituan drejt objektivit.  Ai shtoi se operacioni u krye në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm dhe rrethimit të Jemenit, si dhe premtimit të forcave të armatosura të Jemenit disa ditë më parë për të kryer një operacion në shkallë të gjerë brenda Arabisë Saudite. "Ushtria jemenase po vazhdon operacionet e saj dhe rekomandohet që banorët të qëndrojnë larg nga objektet vitale në Arabinë Saudite sepse janë pjesë e objektivit të synuar të Sanaa," tha ai, duke iu drejtuar edhe një herë qytetarëve dhe kompanive të huaja që veprojnë në Arabinë Saudite.