Emërohet sekretari i Përgjithshëm i Hashd Shaabi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101709-emërohet_sekretari_i_përgjithshëm_i_hashd_shaabi
Kreu i organizatës Hashd Shaabi (Mobilizimi Popullor) në Irak njoftoi zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm të kësaj organizate.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2020 05:35 Europe/Tirane
  • Emërohet sekretari i Përgjithshëm i Hashd Shaabi

Kreu i organizatës Hashd Shaabi (Mobilizimi Popullor) në Irak njoftoi zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm të kësaj organizate.

Sipas faqes së internetit Hashd Shaabi, kreu i Organizatës Irakiane Hashd Shaabi njoftoi në një deklaratë të hënën në mëngjes se gjenerali "Tahseen Matar Al-Aboudi" është zgjedhur si sekretari i përgjithshëm i organizatës. Ai ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Irakian Adel Abdul Mahdi për Hashd Shaabi. Aboudi u emërua këshilltar i sigurisë në Ministrinë e Brendshme të Irakut në vitin 2005 dhe pozicionet e tij të tjera përfshijnë anëtarësimin në Komitetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes në mandatin e parë të parlamentit Irakian dhe nënkryetarin e Komisionit të Drejtësisë të Parlamentit Irakian deri në vitin 2010.  Në kohën e pushtimit të qyteteve të Irakut nga grupi terrorist ISIS, Aboudi u bashkua me Hashd Shaabi nga dita e parë në përgjigje të një fetvaje të lëshuar nga autoriteti fetar irakian për të luftuar grupin terrorist dhe shërbeu si drejtor i përgjithshëm i Hashd Shaabi deri në vitin 2019.