Ministri sionist i luftës pretendon marrëveshje me Hamasin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101734-ministri_sionist_i_luftës_pretendon_marrëveshje_me_hamasin
Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës, Ministri i Luftës i regjimit sionist pretendoi se Izraeli ishte gati të arrinte një marrëveshje me Lëvizjen Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2020 04:34 Europe/Tirane
  • Ministri sionist i luftës pretendon marrëveshje me Hamasin

Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës, Ministri i Luftës i regjimit sionist pretendoi se Izraeli ishte gati të arrinte një marrëveshje me Lëvizjen Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas).

Sipas IRNA; Ministri izraelit i Luftës Benny Gantz në një takim të hënën në mbrëmje me të dërguarin e KB Nikolai Mladinov tha se ai e kishte informuar atë se Izraeli do të arrinte një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim afatgjatë dhe kthimin e robërve. Deklaratat e Ministrit Izraelit të Luftës erdhën ndërsa regjimi sionist të dielën në mëngjes vazhdoi të krijojë tensione në territoret e okupuara, duke bombarduar disa herë zona të Rripit të Gazës. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komiteteve të Rezistencës Palestineze deklaroi se regjimi sionist do të paguajë çmimin nëse dëshiron të vazhdojë agresionin dhe rrethimin e Gazës. Rripi i Gazës ka qenë nën rrethimin izraelit, tokësor dhe detar që nga viti 2006 dhe mijëra palestinezë janë vrarë dhe plagosur në sulmet izraelite në Gaza.