Martin Griffiths thekson zhvillimin e negociatave mes palëve jemenase për armëpushim
I dërguari special i OKB në Jemen ka theksuar për zhvillimin e negociatave ballë për ballë mes palëve jemenase për të arritur një marrëveshje për armëpushim.
Faqja informative “Al-Jemen Al-An” njoftoi se Martin Griffiths, i dërguari special i OKB, ka thënë: “Nëse palët e përfshira në konfliktin e Jemenit gjatë javëve të ardhshme do të mund të ulen në një tryezë të bisedimeve, do të arrihet një marrëveshje për armëpushim dhe Jemeni do të shkojë drejt paqes”.
Martin Griffiths duke thënë se tani ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Jemen, shtoi: “Problemi që ekziston, është përhapja e virusit Korona dhe pikërisht kjo arsye negociatat do të zhvillohen nga distanca. Së pari do të bisedohet me një palë dhe pas arritjes së rrugëzgjidhjes, do të informohet edhe pala tjetër për çështjen”.
Hesham Sharaf, ministri i punëve të jashtme të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, javën e kaluar me anë të një letre dërguar Martin Griffiths, ka deklaruar: “Populli i Jemenit për shkak të agresionit ushtarak të koalicionit saudit, po përballet me katastrofën më të keqe njerëzore, prandaj duhet marrë masa urgjente për t’i dhënë fund kësaj gjendje”.