Ministri i Jashtëm i Bahrejnit pranon bashkëpunimin ushtarak me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102045-ministri_i_jashtëm_i_bahrejnit_pranon_bashkëpunimin_ushtarak_me_izraelin
Në forumin Dialogu i Manamas, Ministri i Jashtëm i Bahrejnit pranoi bashkëpunimin ushtarak të vendit të tij dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2020 19:27 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Bahrejnit pranon bashkëpunimin ushtarak me Izraelin

Në forumin Dialogu i Manamas, Ministri i Jashtëm i Bahrejnit pranoi bashkëpunimin ushtarak të vendit të tij dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist.

Sipas kanalit Tv Al-Alam, Ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Abdul Latif Al-Zajani sot (e Diel) bëri thirrje për një bashkëpunim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës në rajon. Al-Zajani fillimisht pretendoi se një marrëveshje kompromisi me regjimin izraelit kishte për qëllim ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe tha se popujt e rajonit duan paqe dhe siguri. Ministri i Jashtëm i Bahreinit gjithashtu pohoi se Manama po kërkonte një zgjidhje për konfliktin palestinezo-izraelit dhe u bëri thirrje palestinezëve të negociojnë me regjimin izraelit. "Ne dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kemi bashkëpunim ushtarak me Izraelin dhe ekziston një partneritet i sinqertë midis nesh", tha Abdul Latif al-Zajani.