Bashar Asad thekson rëndësinë e luftës kundër sulmeve ideologjike të armikut
Presidenti i Sirisë deklaroi se ajo çfarë përcakton aftësinë e një shoqërie, është mbrojtja e saj përball sulmeve ideologjike.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në takimin e radhës në Ministrinë e Vakëfeve në Damask, deklaroi: “Niveli se sa e respekton një shoqëri fenë përcaktohet nëpërmjet standardeve të moralit dhe sjelljeve të anëtarëve të asaj shoqërie. Siria ndodhet në kushte të luftës, nganjëherë të luftës ushtarake dhe nganjëherë të luftës ekonomike dhe nganjëherë të luftës së besimit dhe nëse siguria dhe stabiliteti nuk do të ekzistonte në shoqërinë e Sirisë, në po ato javët e para të luftës, do të shkatërrohej kjo shoqëri”.
Presidenti i Sirisë ka kritikuar sjelljen e papërshtatshme të disa vendeve dhe ka thënë: “Veprimet islamofobiste të Emmanuel Macron, presidentit të Francës dhe pretendimet e Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë për gjoja mbështetjen e Islamit, janë vetëm propagandë për të fituar në zgjedhje të ardhshme”.