Regjimi sionist paditët për vrasjen e gazetarëve palestinezë
(last modified Wed, 09 Dec 2020 13:10:39 GMT )
Dhjetor 09, 2020 14:10 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist paditët për vrasjen e gazetarëve palestinezë

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Unioni i Gazetarëve Palestinezë kanë paraqitur dy padi kundër regjimit sionist në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Unioni i Gazetarëve Palestinezë të mërkurën në një padi të paraqitur në OKB, deklaroi se vrasja e organizuar dhe sistematike e gazetarëve palestinezë nga forcat ushtarake sioniste dhe mos dënimi i të akuzuarve, konsiderohet shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare  dhe ky veprim konsiderohet krim lufte.  

Kjo organizatë ndërkombëtare dhe juridike ka kërkuar kryerjen e hetimeve për plagosjen e gazetarit Nedal Ashtije në vitin 2015, të Mu’adh Emarane në vitin 2019 dhe gjithashtu për vrasjen e Ahmed Abu Husejn dhe Jasir Murtexhi, gazetarëve palestinezë të cilët u vranë në vitin 2018 nga forcat ushtarake sioniste.

Në këtë raport thuhet se Unioni i Gazetarëve Palestinezë në vitin 2019, ka raportuar 760 raste të sulmeve të kryera kundër gazetarëve në territoret e pushtuara palestineze nga ana e forcave sioniste.

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve në Palestinë më parë ka deklaruar se qëllimi i regjimit sionist nga arrestimi, plagosja dhe vrasja e gazetarëve dhe reporterëve është pengimi i zbulimit të krimeve të këtij regjimi kundër popullit të shtypur të Palestinës.

Tags