Arabi Saudite dhe Amerika zhvillojnë manovra ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102109-arabi_saudite_dhe_amerika_zhvillojnë_manovra_ushtarake
Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite ka njoftuar për zhvillimin e manovrave të përbashkëta “Kthetrat e Skifterit-2” mes forcave tokësore të këtij vendi dhe të Amerikës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2020 14:20 Europe/Tirane
  • Arabi Saudite dhe Amerika zhvillojnë manovra ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite ka njoftuar për zhvillimin e manovrave të përbashkëta “Kthetrat e Skifterit-2” mes forcave tokësore të këtij vendi dhe të Amerikës.

Gazeta “Ikadh” e Arabisë Saudite njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite të martën ka deklaruar se kjo manovër ushtarake zhvillohet në kuadër stërvitjeve të përbashkëta mes forcave tokësore të të dy vendeve dhe me qëllim shtimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ushtarak të përbashkët, shkëmbimit të eksperiencave dhe ngritjen e gatishmërisë luftarake për t’u përballur me sfidat rajonale.

Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë manovër ushtarake.

Arabia Saudite dhe Amerika kanë marrëveshje të shumta mes vete dhe për çdo vit zhvillojnë manovra të përbashkëta tokësore, ajrore dhe detare.