Regjimi sionist shpërblen terroristët e vet me medalje
(last modified Thu, 10 Dec 2020 12:23:28 GMT )
Dhjetor 10, 2020 13:23 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist shpërblen terroristët e vet me medalje

Zëdhënësi i regjimit sionist ka njoftuar për shpërblimin me medalje të atyre personave të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen dhe terrorin e komandantit të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se Aviv Kochavi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist, ka urdhëruar që njësitë dhe komandantët e ushtrisë të cilët kanë marrë pjesë në operacionet ushtarake të rëndësishme, të shpërblehen me medalje.

Avichay Adraee ka deklaruar se njësitë komando dhe gjithashtu ata që kanë marrë pjesë në operacionet e quajtur “Rripi i Zi” për vrasjen e Bahau Abul-Ata, komandanti i lartë i lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, janë në mesin e atyre që shpërblehen me medalje.

Vlen të theksohet se Behau Al-Ata në nëntor të vitit 2019 është martirizuar gjatë një sulmi ajror të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Gjatë 71 viteve të kaluara izraelitët kanë kryer mbi  2700 atentate terroriste mesatarisht do të thotë se ata knë kryer 38 atentate terroriste brenda dhe jashtë territoreve të pushtuara.

Tags