Palestinezët dënuan marrëveshjen marokene me regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102146-palestinezët_dënuan_marrëveshjen_marokene_me_regjimin_sionist
Grupet palestineze dënuan të enjten me forcë përpjekjen e qeverisë marokene për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 11, 2020 10:44 Europe/Tirane
  • Palestinezët dënuan marrëveshjen marokene me regjimin sionist

Grupet palestineze dënuan të enjten me forcë përpjekjen e qeverisë marokene për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas) dënoi lëvizjen e qeverisë marokene dhe deklaroi se regjimi sionist po përdor çështjen e normalizimit të marrëdhënieve për të rritur politikën e tij armiqësore kundër popullit palestinez. Autoriteti Autonom Palestinez dhe lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik gjithashtu lëshuan një deklaratë që përshkruan kompromisin e qeverisë marokene me regjimin sionist si një tradhti ndaj Kodsit dhe Palestinës. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi të enjten normalizimin e marrëdhënieve midis Marokut dhe regjimit sionist. Njoftimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Marokut dhe regjimit sionist vjen në një kohë kur populli i Marokut kohët e fundit ka zhvilluar demonstrata duke e quajtur normalizimin e marrëdhënieve me regjimin izraelit një tradhti ndaj Palestinës dhe një thikë pas shpine për popullin palestinez. Më parë, pas presionit të Trump për normalizimin e marrëdhënieve midis regjimeve arabe dhe Izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Sudani ranë dakord me Izraelin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike. Këto marrëveshje janë kritikuar gjerësisht në botën islamike.