Mijëra sionistë kërkuan që Netanyahu të japë dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102195-mijëra_sionistë_kërkuan_që_netanyahu_të_japë_dorëheqjen
Mijëra sionistë organizuan demonstrata masive në territoret e okupuara të Shtunën në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2020 05:11 Europe/Tirane
  • Mijëra sionistë kërkuan që Netanyahu të japë dorëheqjen

Mijëra sionistë organizuan demonstrata masive në territoret e okupuara të Shtunën në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit. 

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, protestuesit që kanë protestuar kundër kryeministrit izraelit prej muajsh, po kërkojnë dorëheqjen e tij. Kjo është java e 25-të që protestat kundër Netanyahut vazhdojnë për shkak të korrupsionit dhe joefikasitetit të tij. Mijëra njerëz u mblodhën para rezidencës së Netanyahut në rrugën Balfour në qytetin e pushtuar Kods dhe një numër të madh në Tel Aviv, në disa ura dhe kryqëzime në rajone të ndryshme të Palestinës së pushtuar. Kabineti i Netanyahut është kritikuar nga banorët e territoreve të okupuara për keqmenaxhimin e shpërthimit të koronavirusit, duke i bëra ata një nga njerëzit më të infektuar në botë me koronavirus për nga popullsia. Pamundësia e Netanyahut për t'u përballur me Korona dhe çështjet e tij të ndryshme të korrupsionit gjithashtu ka zvogëluar shumë popullaritetin e partisë Likud që ai drejton. Dje, ministri izraelit i luftës Benny Gantz njoftoi se Benjamin Netanyahu nuk do të ishte më kryeministër nëse qeveria shpërndahej dhe në territoret e pushtuara mbaheshin zgjedhjet e reja.