Forcat jemenase avancojnë në provincën Meareb
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102234-forcat_jemenase_avancojnë_në_provincën_meareb
Burimet jemenase kanë njoftuar se forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore kanë çliruar bazën e rëndësishme dhe strategjike ushtarake “Tedavin” në provincën Meareb të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2020 09:42 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase avancojnë në provincën Meareb

Burimet jemenase kanë njoftuar se forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore kanë çliruar bazën e rëndësishme dhe strategjike ushtarake “Tedavin” në provincën Meareb të Jemenit.

Gazeta “Al-Akhbar” e Libanit në një raport të saj ka shkruar se ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit ditën e hënë, pas luftimeve të ashpra me forcat mercenare të Arabisë Saudite, kanë shënuar avancime të rëndësishme në frontet jugore, veriore dhe perëndimore të qytetit strategjik Meareb.

Sipas këtij burimi, raketat e forcave jemenase në mënyrë të vazhdueshme kanë bombarduar kampet e forcave mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në zonat rreth qytetit Meareb.

Një burim jemenas gjithashtu ka thënë se forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit aktualisht janë duke luftuar me forcat mercenare saudite në tre fronte të këtij qytetit dhe kanë arritur të kalojnë zonën strategjike Al-Hajd dhe në frontet Naxhdul-Maxhma’a dhe Rahum kanë shënuar avancime të rëndësishme duke çliruar zona të gjera në provincën Meareb.