Forcat sioniste arrestojnë 12 palestinezë në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102257-forcat_sioniste_arrestojnë_12_palestinezë_në_bregun_perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar 12 palestinezë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2020 15:44 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste arrestojnë 12 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar 12 palestinezë.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer një ofensivë të gjerë në disa rajone të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë keqtrajtuar, rrahur dhe arrestuar qytetarët palestinezë.

Sipas këtij burimi, forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre sulmeve kanë përdorur plumba luftarakë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve dhe kanë arrestuar 12 qytetarë palestinezë pa u kumtuar kurrfarë akuzash.

Ditën e hënë gjithashtu me dhjetëra qytetarë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Kodsin e pushtuar të Palestinës janë sulmuar nga forcat ushtarake të regjimit sionist dhe janë plagosur shumë prej tyre.