Regjimi sionist përgatitet të sulmojë Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102269-regjimi_sionist_përgatitet_të_sulmojë_gaza
Media e regjimit sionist raportoi gatishmërinë e këtij regjimi për të sulmuar Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2020 06:46 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist përgatitet të sulmojë Gaza

Media e regjimit sionist raportoi gatishmërinë e këtij regjimi për të sulmuar Rripin e Gazës.

Sipas Qendrës Informative Palestineze, gazeta Sioniste Yedioth Ahronoth të martën në mbrëmje njoftoi se, sipas planit për luftën e ardhshme, plani është përgatitur që sa më shumë palestinezë do të vriten për çdo ditë. Qarqet ushtarake sioniste kanë deklaruar se mundësia e përshkallëzimit të tensioneve dhe luftës në Gaza në situatën aktuale nuk është shumë e lartë, por megjithatë ushtria po përgatitet për çdo luftë. Sipas raportit, ushtria izraelite po planifikon të mposhtë rezistencën në luftën e ardhshme dhe të sulmojë Rripin e Gazës me zjarr dhe bombardime të gjera për të vrarë me qindra palestinezë çdo ditë. Ndërkohë, media sioniste raportoi se ditët e fundit një stërvitje e madhe e mbrojtjes ajrore u mbajt nga ushtria e regjimit. Gjatë dekadës së kaluar, regjimi sionist i ka imponuar disa luftëra rripit të Gazës, përfshirë luftërat 22-ditore, 8-ditore dhe 50-ditore, por në të gjitha ato ai është mundur dhe ka dështuar.