Jordania thekson mbështetjen ndaj Kodsit dhe Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102315-jordania_thekson_mbështetjen_ndaj_kodsit_dhe_palestinës
Mbreti i Jordanisë ka theksuar mbështetjen ndaj shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 18, 2020 14:39 Europe/Tirane
  • Jordania thekson mbështetjen ndaj Kodsit dhe Palestinës

Mbreti i Jordanisë ka theksuar mbështetjen ndaj shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë.

Agjencia jordaneze e lajmeve Amun njoftoi se Abdullahu i Dytë, mbreti i Jordanisë, ditën e enjte, ka deklaruar se Jordania mbështet vëllezërit e vet palestinezë dhe për të mbështetur popullin e Palestinës, gjithashtu do të vazhdojë kontaktet me faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë aktivë në këtë çështjeje.

Mbreti i Jordanisë ka shtuar: “Realizimi i paqes së drejtë dhe gjithëpërfshirëse në bazë të rrugëzgjidhjes së dy shteteve është opsion strategjik dhe garanton formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë”.

Mbreti i Jordanisë së fundi ka deklaruar se protektorati i Jordanisë mbi vendet e shenjta islame dhe të krishtera është një obligim dhe përgjegjësi e madhe me të cilën Jordania krenohet përgjatë më shumë se 100 vite.

Vlen të theksohet se administrimi dhe mbikëqyrja e vendeve të shenjta islame në Kodsin e shenjtë të Palestinës së pushtuar që nga viti 1948 deri më sot i është dorëzuar Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Jordanisë.

Masxhidul-Aksa si simboli kryesor i identitetit islamik-palestinez të qytetit të shenjtë Kods gjithnjë ka qenë në shënjestër të veprimeve destruktive dhe sulmeve të regjimit sionist pushtues të Kodsit.