Baza amerikane "Begram" në Afganistan sulmohet me raketa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102340-baza_amerikane_begram_në_afganistan_sulmohet_me_raketa
Baza më e madhe ushtarake e Amerikës në Afganistan sot është sulmuar me raketa.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2020 11:43 Europe/Tirane
  • Baza amerikane

Baza më e madhe ushtarake e Amerikës në Afganistan sot është sulmuar me raketa.  

Faqja informative Ofogh njoftoi se baza ushtarake amerikane "Begram" në provincën Parvan të Afganistanit sot (të shtunën) në mëngjes është sulmuar me raketa.

Sipas Vahide Shahkar, zëdhënësja e kryetarit të provincës Parvan të Afganistanit, sot në mëngjes në ora 5:50 nga rajoni Ghalandarkhejl janë hedhur raketa drejt bazës ushtarake amerikane "Begram".

Sipas Shahkar, këto raketa ishin vendosur në një kamionët. Ky sulm nuk ka shkaktuar viktima jashtë bazës ushtarake Begram, por nuk ka raporte në lidhje me dëmet e mundshme që janë shkaktuar brenda në bazën ushtarake nga goditja e këtyre raketave.

Baza ushtarake "Begram" është baza më e madhe forcave ushtarake të Amerikës në Afganistan. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi raketor akoma nuk e ka marrë asnjë grup.