Shpërthim në një depo municioni të terroristëve në Siri
Burimet siriane kanë njoftuar për shpërthimin e një depo të municioneve të terroristëve në veriperëndim të Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se të premten në mbrëmje ka ndodhur një shpërthim në depon e municioneve të grupit terrorist "Ahrar Sham" në një bazë në periferi të qytetit Afrin në veriperëndim të Sirisë ku si pasojë deri më tani është raportuar për vrasjen e pesë pjesëtarëve të këtij grupi terrorist.
Ky shpërthim ka ndodhur në kohën kur rajonet veriore të Sirisë që kryesisht janë të pushtuara nga ushtria e Turqisë, gjithnjë përballen me shpërthime të ndryshme të autobombave, bombave me motoçikletë dhe shpërthime të tjera të formave të ndryshme.
Nga ana tjetër, burimet siriane kanë njoftuar për fillimin e luftimeve të ashpra mes ushtrisë së Turqisë dhe militantëve kurdë në qytetin Ajn Isa në veri të Sirisë dhe këto luftime po vazhdojnë akoma.