Shtohen rastet e koronës në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102408-shtohen_rastet_e_koronës_në_rripin_e_gazës
Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me virusin korona në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2020 05:33 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet e koronës në Rripin e Gazës

Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me virusin korona në Rripin e Gazës.

Sipas Qendrës së Informacionit të Palestinës, Ministria Palestineze e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 516 palestinezë u infektuan me korona brenda natës, nga të cilët 12 vdiqën. Sipas raportit, numri i përgjithshëm i njerëzve që vuajnë nga korona në Rripin e Gazës ka arritur në 34,390 dhe numri i vdekjeve ka arritur në 283. Aktualisht, 203 persona me sëmundjen e koronës janë në gjendje kritike. Nga ana tjetër, ndërsa Rripi i Gazës është nën rrethim nga regjimi pushtues izraelit, laboratori qendror i Gazës ka ndaluar kryerjen e testimit të koronës për shkak të shterimit të materialeve dhe pajisjeve të nevojshme. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 77 milion njerëz në të gjithë botën janë diagnostikuar me sëmundjen e  koronës dhe më shumë se 1.7 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundja.