Manovra e përbashkët e grupeve të rezistencës palestineze
Dhoma e Operacioneve të Përbashkëta të grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës ka njoftuar për zhvillimin e një manovre të përbashkët të forcave të këtyre grupeve për herë të parë.
Agjencia e lajmeve Palestine Now njoftoi se dhoma e operacioneve të përbashkëta të grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës sot (të mërkurën) me anë të një deklarate, ka deklaruar se në kuadër të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët mes grupeve të rezistencës palestineze dhe konkretizimit të gatishmërisë luftarake në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme, këto grupe kanë deklaruar gatishmërinë e tyre që për herë të parë për zhvillimin e manovrave ushtarake të përbashkëta.
Në deklaratën e grupeve palestineze thuhet se detajet dhe koha e zhvillimit të kësaj manovre do të bëhet e ditur në vazhdim dhe informacionet në lidhje me këtë mund të ndiqen nga burimet zyrtare.
Agjencia e lajmeve Sama më parë ka njoftuar se degët ushtarake të grupeve të rezistencës palestineze të dielën e ardhshme do të zhvillojnë një manovër ushtarake të përbashkët me emrin “Al-Rruknu Al-Shedid” në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës dhe në atë kohë do të merren masa të sigurisë.
Qendra informative e Palestinës ka deklaruar se kjo manovër pritet të zhvillohet në përvjetorin e luftës së vitit 2008 kundër Rripit të Gazës me emrin “Baza e Fortifikuar” me pjesëmarrjen e degëve ushtarake të grupeve të ndryshme të rezistencës së Palestinës”.