6 adoleshentë të ISIS-it arrestohen në Kuvajt
(last modified Fri, 25 Dec 2020 08:06:10 GMT )
Dhjetor 25, 2020 09:06 Europe/Tirane
  • 6 adoleshentë të ISIS-it arrestohen në Kuvajt

Shërbimi i sigurisë i Kuvajtit njoftoi arrestimin e gjashtë adoleshentëve që u mashtruan nga grupi terrorist ISIS dhe u bashkuan me të.

Sipas gazetës kuvajtiane Al-Qabas, aparati i sigurimit të Kuvajtit arrestoi gjashtë adoleshentë që u bashkuan me ISI në zonën Al-Ahmadi.  Gjatë hetimit, njw nga adoleshentwt e ndaluar rrëfeu se dikush e kontaktoi atë përmes lojërave elektronike dhe më pas përmes mediave sociale, duke e inkurajuar atë të bashkohej me ISIS dhe të pranonte idetë e tij.  Sipas raportit, ky person gjithashtu bindi pesë nga miqtë e tij që të bashkohen me ISIS dhe të pranojnë mendimet e këtij grupi terrorist, por të gjithë janë arrestuar nga shërbimet e sigurisë.  Sipas raportit, aparati i sigurisë Kuvajtit në shtëpitë e tyre konfiskoi mjetet dhe disa kompjuterë dhe laptopë që përmbanin korrespondencë me ISIS.

Tags