Pas Trump, tani edhe Netanjahu poshtëron liderët arabë të kompromisit
Disa kohë pasi presidenti amerikan Donald Trump i quajti liderët e regjimit Al Saud të Arabisë Saudite “Lopë Qumështore”, tani i erdhi radha Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, që të tallet dhe të poshtërojë liderët e shteteve arabe që bëjnë kompromis me sionistët.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar faqen e CNN në gjuhën arabe, ka shkruar se Beniamin Netanjahu me anë të një video të shkurt që publikoi në Twitter me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Isa a.s., ka thënë se shumë liderë të shteteve arabe po luten që të bëjnë kompromis me Tel Avivi.
Netanjahu ka thënë: “Pas 26 viteve që kanë kaluar pa kompromis me liderët e shteteve arabe, tani në më pak se 4 muaj, kemi arritur të nënshkruajmë 4 marrëveshje të reja për kompromis”.
Pas tradhtisë së liderëve të Jordanisë dhe Egjiptit në nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, edhe liderët e disa shteteve të tjera arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Maroku janë pozicionuar në radhën e tradhtarëve ndaj idealeve dhe popullit të Palestinës.