Protestat kundër Netanyahu vazhdojnë
Banorët në territoret e pushtuara palestineze protestuan përsëri të shtunën në mbrëmje kundër kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, banorët e Palestinës së okupuar brohorisnin parulla duke kërkuar që Netanyahu të jepte dorëheqjen. Forcat e sigurisë pasi sulmuan protestuesit arrestuan gjithashtu të paktën tre persona. Territoret e okupuara në muajt e fundit kanë përjetuar protesta të shpeshta kundër korrupsionit të Beniamin Netanyahu, si dhe performancës së tij të dobët kundër virusit Currona. Netanyahu ka qenë i përfshirë në katër raste korrupsioni; Rastet njihen në media si "Rasti 1000", "Rasti 2000", "Rasti 3000" dhe "Rasti 4000". Netanyahu nuk është zyrtari i parë izraelit që përballet me hetime penale dhe marrje në pyetje nga prokuroria. Korrupsioni moral dhe financiar është i zakonshëm midis zyrtarëve sionistë.