Urdhri i ministrit sionist për të mos vaksinuar të burgosurit palestinezë
Ministri izraelit i sigurisë publike urdhëroi që vaksina e virusit korona të mos u jepet të burgosurve Palestinezë të mbajtur nga regjimi.
Sipas faqes në internet të Times of Israel; Ministri izraelit i sigurisë publike Amir Ohana tha se vaksina korona duhet të injektohet për zyrtarët izraelitë të burgjeve dhe të burgosurit dhe se të burgosurit palestinezë nuk duhet të lejohen të marrin vaksinën. Deri më tani, rreth 140 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite janë infektuar me virusin Covid 19 dhe madje regjimi sionist po u mohon atyre edhe kujdesin e duhur mjekësor. Lëvizjet Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez kanë paralajmëruar vazhdimisht regjimin sionist për neglizhimin e trajtimit të të burgosurve të infektuar me virusin korona dhe u kanë bërë thirrje institucioneve ligjore ndërkombëtare të përmbushin përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim. Numri i të burgosurve Palestinezë në burgjet e Izraelit ka arritur në 6,500 veta.