Fillon manovra e parë e përbashkët e grupeve të rezistencës palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102542-fillon_manovra_e_parë_e_përbashkët_e_grupeve_të_rezistencës_palestineze
Grupet e rezistencës së Palestinës sot në Rripin e Gazës kanë filluar manovrën e parë të përbashkët me emrin “Shtylla e Fortë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2020 10:22 Europe/Tirane
  • Fillon manovra e parë e përbashkët e grupeve të rezistencës palestineze

Grupet e rezistencës së Palestinës sot në Rripin e Gazës kanë filluar manovrën e parë të përbashkët me emrin “Shtylla e Fortë”.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se kjo manovre po zhvillohet me municion luftarakë përgjatë kufijve të Rripit të Gazës nga veriu deri në jug.

Abu Hamze, zëdhënësi i krahut ushtarak të Xhihadit Islamik të Palestinës, ka thënë: “Manovra e grupeve të Rezistencës së Palestinës thekson gatishmërinë e forcave të Rezistencës për mbrojtjen e popullit të Palestinës. Grupet e Rezistencës së Palestinës sot janë më të forta dhe me kapacitete më të larta për t’u përballur me armikun. Ata që bëjnë kompromis dhe ata që janë të shitur e të varur për pushtuesit sionist, kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre”.

Selia e komandës së përbashkët të grupeve të Rezistencës së Palestinës javën e kaluar ka njoftuar për zhvillimin e një manovre të përbashkët dhe ka deklaruar se kjo manovre e përbashkët zhvillohet për të forcuar bashkëpunimet dhe veprimet e përbashkëta mes grupeve të Rezistencës së Palestinës.