Nasrallah: Ne duhet të tregojmë besnikëri ndaj dëshmorëve të Rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102662-nasrallah_ne_duhet_të_tregojmë_besnikëri_ndaj_dëshmorëve_të_rezistencës
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit Sejed Hasan Nasrallah mbajti një fjalim televiziv këtë të Dielë, 3 Janar, në 1 vjetorin e martirizimit të ish-komandantit të Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani dhe Zëvendësshefit të Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Shaabi), Abu Mahdi al-Mohandes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2021 15:50 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Ne duhet të tregojmë besnikëri ndaj dëshmorëve të Rezistencës

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit Sejed Hasan Nasrallah mbajti një fjalim televiziv këtë të Dielë, 3 Janar, në 1 vjetorin e martirizimit të ish-komandantit të Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani dhe Zëvendësshefit të Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Shaabi), Abu Mahdi al-Mohandes.

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes islamike të rezistencës në Liban tha: “Ne duhet të tregojmë besnikëri ndaj dëshmorëve të Rezistencës. Nuk ka vend për heshtje; përkundrazi, ne duhet të përpiqemi të njohim dhe të bëjmë të njohur dëshmorët e Rezistencës. Ne duhet të njohim madhështinë dhe përkushtimin e tyre. Me pak fjalë, ne gjithmonë duhet t'u qëndrojmë mirënjohës këtyre dëshmorëve dhe të bëjmë nderime me shumë respekt për ta." "Martirizimi i Gjeneralit Soleimani dhe i Al-Mohandes ishte një ngjarje që bëri histori, ashtu siç ishte ceremonia e varrimit të tyre në Iran, e cila krijoi ceremoninë më të madhe të varrimit të mbajtur ndonjëherë në botë," tha Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut. Sejed Hasan Nasrallah tha se Republika Islamike e Iranit nuk e harroi rezistencën dhe Libanin gjatë luftës së regjimit sionist kundër Libanit, megjithë luftën e imponuar të Sadamit kundër Iranit, dhe gjithashtu mbështeti qeverinë dhe popullin sirian në luftën në Siri. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet e Gjeneral Soleimanit dhe Martir Al-Mohandes për shokët e tyre dhe për boshtin e Rezistencës.