Kriza në ushtrinë izraelite karantinoi me dhjetëra mijëra ushtarë
Burimet sioniste raportuan se mijëra ushtarë sionistë janë futur në karantinë, duke përmendur numrin në rritje të njerëzve të infektuar me virusin Korona në ushtrinë e regjimit sionist.
Numri i ushtarëve sionistë të infektuar me virusin Korona është rritur dhe 167 ushtarë izraelitë janë infektuar me Korona vetëm në dy ditët e fundit, sipas një raporti nga baza Walla. Baza sioniste Walla theksoi se shumica e njësive ushtarake janë në karantinë dhe disa njësi të tjera ushtarake do të karantinohen në ditët në vijim. Sipas bazës sioniste, ushtria izraelite aktualisht ka më shumë se 10,000 trupa në karantinë. Ndërkohë, Ministria Izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 7,820 izraelitë të tjerë ishin infektuar me virusin Korona në territoret e pushtuara në 24 orët e fundit dhe se 26 njerëz kishin vdekur. Numri i përgjithshëm i izraelitëve që vuajnë nga korona në territoret e okupuara Palestineze që nga marsi ka arritur në 466,377 dhe numri i vdekjeve ka arritur në 3,527. Pas rishfaqjes së sëmundjes Covid-19 në territoret e okupuara, regjimi sionist ra dakord të vendoste karantinë dhe kufizime dy-javore, sipas të cilës karantina e përgjithshme filloi të enjten në mbrëmje.