EBA pretendon fundin e ndërhyrjes së vet në Jemen
Ministri konsultativ i punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar se roli i EBA-ve në luftën e Jemenit praktikisht ka mbaruar.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Anvar Gharghash, ministri konsultativ i punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sot (të premten) gjatë disa deklaratave të paqarta dhe të papritura, ka deklaruar: “Përfundimi i rolit të EBA-ve në luftën e Jemenit është pjesë e vizionit për përmirësimin dhe zhvillimin e vendit”.
Ekspertët e çështjeve politika i kanë vlerësuar deklaratat e Anvar Gharghash në kuadër të mosmarrëveshjeve të EBA-ve me Arabinë Saudite në lidhje me Jemenin, sidomos pas përmirësimit të marrëdhënieve të Arabisë Saudite me Katarin.
EBA edhe më parë ka deklaruar largimin e forcave të tij nga Jemeni, por nëpërmjet mbështetjes ndaj militantëve të Këshillit Tranzitiv të Jugut në Aden, vazhdon të jetë një prej faktorëve kryesor në Jemen. Arabia Saudite më parë ka bërë përpjekje që të bashkojë forcat e veta dhe të EBA-ve kundër forcave të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, por këto përpjekje të Riadit kanë dështuar.