Muhamed Al-Huthi: Amerika vetë është burim i terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102843-muhamed_al_huthi_amerika_vetë_është_burim_i_terrorizmit
Anëtar i lartë i këshillit të lartë politik të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka theksuar se vetë shteti i Amerikës është burim i terrorizmit dhe qeveria e Amerikës po ndjek politik terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2021 12:01 Europe/Tirane
  • Muhamed Al-Huthi: Amerika vetë është burim i terrorizmit

Anëtar i lartë i këshillit të lartë politik të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka theksuar se vetë shteti i Amerikës është burim i terrorizmit dhe qeveria e Amerikës po ndjek politik terroriste.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, anëtar i këshillit politik të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ditën e hënë në reagim ndaj pretendimit të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, ka theksuar se politikat e qeverisë së Trump tregojnë krizën e të menduarit dhe një sjellje të dënuar, ndërsa kjo lëvizje e konsideron të rezervuar të drejtën e vet për t’u kundërpërgjigjur. Atë çfarë ka bërë Qeveria e Amerikës tregon krizën e saj në të menduar dhe një veprim të urryer”.

Vlen të theksohet se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ka deklaruar se së shpejti Abdulmalek Al-Huthi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah dhe funksionarët e tjerë të kësaj lëvizje do të vendosen në listën e organizatave terroriste ndërkombëtare.

Kjo është në kohën kur më parë Martin Grinfits, përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit dhe autoritetet e tjera ndërkombëtare kanë paralajmëruar në lidhje me ndonjë veprim të tillë.