Netanyahu fshiu foton e Trump nga faqja e tij në Twitter
Beniamin Netanyahu të Martën fshiu një foto me Presidentin e SHBA Donald Trump nga llogaria e tij në Twitter në një lëvizje që shënon një shkëputje me aleatin e tij politik.
Ndërsa u zgjerua mundësia e fajësimit të Presidentit të SHBA, Beniamin Netanyahu në një lëvizje që duket të jetë një prishje politike me aleatin e tij të vjetër Trump, fshiu një fotografi të Trump nga llogaria e tij në Twitter një orë më parë, njoftoi Reuters. Fotoja, në të cilin Benjamin Netanyahu ulet pranë Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë prej kohësh në faqen e Netanyahut në Twitter si një shenjë e marrëdhënies së ngushtë të kryeministrit izraelit me presidentin republikan. Ajo edhe pas fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet e Nëntorit, nuk u eliminua. Sipas Reuters, fotoja e Trump dhe Netanyahu u zëvendësua me një imazh tjetër i Netanyahut që vaksinohej. Asnjë shpjegim nuk është lëshuar ende për heqjen e fotos së Trump nga llogaria e Netanyahut në Twitter, por kryeministri konservator sionist duket se po kërkon të distancohet nga miku i tij i vjetër, veçanërisht pas ngjarjeve të kongresit dhe pas forcimit të mundësisë së shkarkimit të Trump.