Arrestohen 17 terrorist të ISIS në provincën e Bagdadit
Njësitë inteligjente të policisë federale të Irakut kanë njoftuar për arrestimin e 17 terroristëve të ISIS në rajone të ndryshme të provincës së Bagdadit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Brendshme e Irakut me anë të një deklarate, ka deklaruar se njësitë e inteligjencës së policisë federale të Irakut kanë zbuluar dhe arrestuar 17 terroristë të grupit ISIS të cilët më parë ishin vendosur nën përndjekje të forcave të sigurisë.
Në këtë deklaratë thuhet: "Arrestimi i 17 terroristëve të ISIS është bërë në bazë të ligjit për luftë kundër terrorizmit dhe për shkak se këta persona ishin të lidhur drejtpërdrejtë me grupet terroriste të ISIS.
Njësia e inteligjencës së policisë federale të Irakut më 11 janar gjithashtu ka njoftuar për arrestimin e 4 terroristëve të tjerë të ISIS në provincat Salahudin dhe Anbar dhe për shkatërrimin e një burgu të ISIS në provincën Dejale.