Vazhdon shkelja e të drejtave të të burgosurve politikë në Bahrejn
Regjimi Al Khalifa po vazhdon të shkelë të drejtat e të burgosurve politikë dhe ata nuk po i lejon as të kryejnë ritualet e tyre fetare dhe nuk po i ofron atyre as shërbime shëndetësore.
Kanali televiziv bahrejnas Lu’lu’ ka njoftuar se torturimi i personave në Bahrejn fillon që nga çasti kur ata arrestohen dhe gjatë fazave të marrjes në pyetje dhe zhvillimit të hetimeve, këto tortura vazhdojnë deri në marrjen e pohimeve dhe torturat nuk përfundojnë as pas futjes së tyre në burg.
Në vazhdim të këtij raporti thuhet: “Personat e arrestuar në Bahrejn privohen nga të drejtat e tyre për kryerjen e ritualeve fetare dhe gjithashtu privohen nga qasja në shërbimet shëndetësore dhe nuk kanë në dispozicion as ushqim të përshtatshëm ose ata vendosen nën presion që të hyjnë në grevë urie. Të burgosurit bahrejnas në shumë raste privohen edhe nga kontaktimi i familjes së tyre. Autoritetet e burgjeve të Bahrejnit vendosin të burgosurit që hyjnë në grevë në ndërtesën numër 15 dhe atje i vendosin ata nën presione të ndryshme”.
Pavarësisht shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut në Bahrejn nga regjimi Al Khalifa, organizatat ndërkombëtare dhe sidomos OKB nuk po marrin kurrfarë masa konkrete për t’i dhënë fund kësaj gjendje të tmerrshme në Bahrejn.